Punësimet, Fronti Evropian: Shqiptarët po anashkalohen

Gazetare: Fatlume Dervishi

Fronti Evropian kritikon përsëri pushtetin për vonesë të ligjit për përfaqësim të drejtë etnik. Në pyetjet e deputetëve, nga deputetja Rina Ajdari nga Fronti thotë se punësimet vazhdojnë, duke u anashkaluar shqiptarët.

“Në dy ditët e fundit kemi mbi 30 punësime në institucione shtetërore ku shqiptarët janë 0. A mund të themi se përfundimisht shqiptarët janë përjashtuar nga punësimet dhe kjo si rezultat i heshtjes tuaj? A ishte ky plani, të hiqet çdo mekanizëm mbrojtës, të mbahet populli me deklarata emocionale dhe ta zëvendësojmë përfaqësimin me ndjeshmëri kombëtare në fb?”, tha Rina Ajdari, BDI.

Zv.kryeministri Izet Mexhiti thotë se bartës i procesit për këtë ligj është ai dhe zv.kryeministri Fetai. Ai është i bindur se ligji do të jetë më i mirë se mekanizmi i balancuesit.

“Për herë të parë pas 20 viteve pat guxim një qeveri që këtë çështje ta avancon në një zgjidhje ligjore dhe jemi në përfundim të kësaj. Ndoshta është vonuar ndonjë muaj por ju 20 vite jeni vonuar në këtë drejtim. Kështu që nuk ka nevojë të mërziteni për këtë. Edhe këtë çështje do e mbyllë VLEN-i dhe të gjitha ata që i keni lënë si zgjidhje që u ka dalë afati sapo keni dalë prej qeverie”, tha Izet Mexhiti, Zv.kryeministër.

Në pyetjet e deputetëve, opozita kritikoi edhe për vonesën e eurointegrimeve, shpenzime të pajustifikuara dhe punësime pa kritere./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme