Punëtorët e Llamkosit protestojnë para Qeverisë, kërkojnë pagat që s’i morën me vite

Punëtorët e Llamkosit janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata, janë duke kërkuar ndihmë për marrjen e pagave që nuk iu janë paguar që disa vite me radhë, në kohën sa ndërmarrja ka qenë duke funksionuar, raporton KTV.

Punëtorët janë takuar edhe me drejtues të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme, nga të cilët kanë marrë premtime se pas dy javësh do të takohen edhe me drejtues te AKP-së për të gjetur një zgjidhje rreth pagesave.

Punëtorët, gjithashtu janë ankuar për kushte të vështira ekonomike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme