Një punonjës i një kazinoje në Ferizaj është arrestuar pasi inskenoi rastin e një grabitje me armë derisa ishte në vendin e punës.
I dyshuari kishte raportuar në polici se në mëngjesin e së martës dy persona ishin futur në kazino derisa sa ishte në orarin e punës dhe kishin marrë nga ai kuletën në të cilen gjindeshin 490 euro, shkruan gazetametro.net.
Por, hetimet e mëtejme të policisë kishin rezultuar se ky deklarim i tij ishte i inskenuar nga ai, pasi i njëjti këto para i kishte dhënë një personi që ia kishte borgj ato.
Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, shkruan gazetametro.net.
“Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar, B.B. (m/sh/k ,37 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njejti, me qëllim përfitimi, kishte inskenuar një rast grabitje me armë.
I dyshuari B.B. sot, me 28.8.2018 rreth orës 05:30 minuta kishte njoftuar policinë se në kazinon ku i dyshuari ishte duke punuar,kishin hyrë dy persona të armatosur me armë dhe nën kërcënim kishin marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 490 euro dhe të njejtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes nga vet ai, si dhe ka pranuar se të hollat e deklaruara si të grabitura,ja ka dhënë një personi të cilit i kishte patur një borgj. Me vendim të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në komunikatën e dërguar nga policia e rajonit të Ferizajit.