Në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit, Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në orën 13:00 ka ndodhur një incident.
“Viktima mashkull K/shqiptar punëtor krahu ka kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF pasi që ishte rrëzuar nga kulmi i shtëpisë ku ishte duke punuar. Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.
Ndërkaq, Policia këtë rast e ka cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.