Një punëtor i një kompanie ndërtimi, është rrëzuar derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në Facebook, ku sipas tyre punëtori ka mbetur në gjendje kome.
Vrojtuesit e Lagjes kanë publikuar edhe fotografitë ku shihen derisa kolegët e viktimës po i vijnë në ndihmë atij, ndërsa banorët kanë rrëfyer se janë tronditur nga pamjet dhe britma që punëtori ka lëshuar gjatë rrëzimit.
“Inspektorati i Punës edhe nje viktime ne ndërtimtari në Rrugen ‘Afrim Loxha’-gjatë punēs në ndertimin e një qerdheje, ky punētor ēshtë nē gjendje kome. Banorēt e kēsaj zone të tronditur nga pamjet dhe britma të cilēn punētori e ka lēshu gjatë rrëzimit. Duam kushte pēr punētorē u shpreh nje banore e zhgënjyer dhe Ligji me u zbatu edhe në praktikë”, shkruan në facebook faqja që publikoi fotografitë.