Qyteti i Durrësit është njohur me probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, pasi të martën e 12 dhjetorit, është stakuar stacioni i pompimit në Fushë Kuqe.
Ky spostim ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen nga Hekurudha Shqiptare, pasi mbi këtë tubacion kalon traseja hekurudhore.
Spostimi, mësohet se po kryhet në prani të specialistëve të Ujësjellësit.
Referuar stakimit të stacionit, grupet e avarisë së rëndë morën masa për riparimin e dy defekteve të ndodhura po në këtë tubacion, i cili është tubacioni kryesor i furnizimit me ujë të qytetit Durrës.
Grupet e avarisë riparuan defektin në tubacion, konkretisht në Sukth dhe në Xhafzotaj. Gjithashtu ka përfunduar riparimi i defektit në Hamallaj në tubacionin që furnizon me ujë këtë zonë.
Në tubacionin kryesor, bëhet me dije se po punohet akoma për spostimin e tij, i cili pritet të zgjasë dhe për disa orë
Për këtë arsye ka pasur probleme me furnizimin me ujë në zonat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Xhafzotajt.