Punimet në zonës pas pallateve të Balshajve, Veliaj: Periferia me të njëjtën cilësi punimesh si në qendër! Rritet vlera e pronës

Kryetari i Bashkiasë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në zonës pas pallateve të Balshajve, duke theksuar se ashtu si shumë zona të tjera në periferi, edhe kjo lagje është pjesë e buqetës së 100 lagjeve ku po punohet me të njëjtën cilesi si në qendër.


“Këtu jemi në një zonë periferike, e cila nuk ka qenë as e Kamzës as e Tiranës për shumë vjet, por me ndarjen e re administrative i ka kaluar kryeqytetit. E gjithë puna që po bëjmë në zonat periferike, si tek “Treshi”, edhe këtu në lagjen e “Balshajve”, edhe tek “Fresku”, te “Thesari” ku takohemi me Dajtin, edhe te zona e Kopshtit Zoologjik dhe Botanik, edhe te zona e lagjes ‘Rilindja’ ku kalon Unaza e Madhe, më në fund është futur në konceptin e 100 lagjeve ku po ndërhyjmë, për të mos pasur asnjë zonë e cila cedon dhe për t’u siguruar që, ashtu siç kemi bërë shkollat e Kodër Kamzës, të cilat janë shumë më cilësore se shumë nga shkollat e qendrës së Tiranës, ashtu dua që edhe në nivelin e infrastrukturës horizontale dhe vertikale lagjet të mos dallojnë nga njëra-tjetra”, deklaroi Veliaj.

Ai theksoi se një problem i hasur në këtë zonë janë kolektorët poshtë banesave. Veliaj tha se do të punohet për zhbllokimet e mundshme aty ku është e mundur, ndërsa në disa pjesë të tjera do të ndërhyhet me anë të bypass-eve.

“Do të bëjmë maksimumin që edhe gjatë pushimeve të dimrit mos të cedojë puna, do vazhdojmë me të njëjtin ritëm. E kemi shumë të rëndësishme që të adresojmë disa nga problematikat e mbartura, siç është problematika e kolektorëve. Shumë banorë, të cilët janë transferuar këtu ndër vite, nuk kanë pasur as harta. Do të mundohemi maksimalisht të evitojmë prishjet. Aty ku ka mundësi për zhbllokim, të zhbllokohet, dhe aty ku ka mundësi për të bërë një bypass, të bëjmë një bypass, që mos i prishim terezinë askujt. Duam që të sjellim urbanizimin, civilizimin dhe të gjithë e dimë që kur bëhet një kanalizim dhe ujërat shkarkohen, kur bëhet një ndriçim led, kur bëhen të gjitha tubacionet për fibrat optike dhe nevojat e tjera, lagjja merr vlerë, shtëpia merr vlerë, banesa merr vlerë”, theksoi ai.

“Të gjithë këto investime,” – shtoi Veliaj,- “do të shtojnë vlerën e banesave në këtë zonë, në mënyrë që edhe lagjja “Balshaj” të përfitojë nga rritja ekonomike në Tiranë.”

“Po shikojmë se në të gjitha zonat e Tiranës, sidomos me ardhjen e një turizmi masiv, kanë marrë vlerë shtëpitë airbnb dhe pallatet e vjetra, që askush nuk mendonte se do të kishin këtë lloj vlere në treg dhe do të prodhonin këtë lloj ekonomie për familjen. Duam që edhe lagjja ‘Balshaj’ të përfitojë nga kjo mirëqenie e Tiranës dhe këtë mund ta realizojmë vetëm nëse lagjja urbanizohet, nëse bashkëpunon me firmën, me bashkinë, për t’i gjetur një zgjidhje edhe atyre nyjeve që mund të kemi për të zhbllokuar kanalizimet. Në qoftë se secili pengon tjetrin, atëherë asgjë nuk ecën përpara në një familje dhe jo më në një qytet të madh”, deklaroi Veliaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme