Nëna e tre fëmijëve të mitur të cilët u gjetën të vetëm në banesën e tyre në Durrës nga gjyshja e tyre, ku kjo e fundit pretendon se ish-nusja e saj ka braktisur fëmijët, ka kundërshtuar denoncimin, duke akuzuar ish-vjehrrën se e gjithë ngjarja ishte e inskenuar prej saj.
Blerina Basha tha në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, se gjendja e fëmijëve të saj është mirë, pasi më herët u raportua se ata ishin infektuar me zgjebe.
E reja u shpreh se babai i tre fëmijëve ka ardhur nga Italia këto ditë për të takuar me fëmijët dhe pas takimit, ai është larguar përsëri. Po ashtu, ajo theksoi se do e ngrejë një padi dhe do kërkoi një urdhër mbrojtje nga ish-burri dhe ish-vjehrra.
“Erdhi dhe babai i fëmijëve, i takoi dhe iku. Unë fare..s’dua ta takoj. Unë do e ngre një padi dhe do të bëj urdhër mbrojtje. Kam pasur dhe më parë urdhër mbrojtje. Kam pasur fjalë, nga ish-burri, ish-vjehrra. Por kjo që po kaloj këtë gjë, është shumë e rëndë, për mua dhe për familjen e tyre”, tha ajo.
Nëna e tre fëmijëve theksoi se nuk do të heqë dorë kurrë nga fëmijët e saj, ndërsa sqaroi se pse ishte aq pistë shtëpia që ish-vjehrra e saj filmoi dhe bëri denoncimin.
“Nuk e kam pasur kurrë në atë gjendje fëmijët. Normale ka qenë rrëmuje se kam punuar 16 orë punë dhe kishim 10 ditë pa ujë dhe rrobat ishin pa larë, por nuk ishin të përhapura kudo nëpër shtëpi. I ka hapur dikush. Kam gjetur gjëra që si përkisnin shtëpisë time. Unë disa prej atyre ushqimeve nuk i kam konsumuar”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, ajo pretendon se në kohën kur fëmijët e saj ishin në Itali me të atij, ky i fundit i mësonte që të mos e donin të ëmën. “Gjatë kohës që fëmijët e mi ishin atje, babai i tyre i mësonte; shani mamin”, tha ajo.
Pjesë nga dëshmia e saj: Fëmijët janë mirë, jemi ende në spital, por besoj se do të dalim pa dy ditësh. Nuk kam folur me ndonjë psikolog. Më kanë ardhur familjarët. Më erdhi babai. Të hënën vjen dhe mami. Nuk është se jemi përballur më herët me të tilla gjëra. Nuk kam qenë në gjykatë. Thjesht mu tha se çfarë vendimi mu dha.
Erdhi dhe babai i fëmijëve, i takoi dhe iku. Unë fare..s’dua ta takoj. Unë do e ngre një padi dhe do të bëj urdhër mbrojtje. Kam pasur dhe më parë urdhër mbrojtje. Kam pasur fjalë, nga ish-burri, ish-vjehrra. Por kjo që po kaloj këtë gjë, është shumë e rëndë, për mua dhe për familjen e tyre. Fëmijëve të mi nuk u ka munguar asgjë. Ika andej dhe po bëja dokumentet e fëmijëve.
Por më pas nuk ikja dot se i kisha mbushur 3 muaj dhe s’më lejuan. Gjatë kohës që fëmijët e mi ishin atje, babai i tyre i mësonte; shani mamin. Unë siç thash, kohët e fundit kam punuar dhe çdo darkë isha te fëmijët e mi. Kur u ktheva nga Italia punoja në një lokal dhe merrja dhe bakshishe, dhe kur kam dalë kam punësuar një grua aty në lagje. Si kam lënë kurrë fëmijët e mi. Këtë herë kam festuar vitin e ri me fëmijët.
Nuk e kam pasur kurrë në atë gjendje fëmijët. Normale ka qenë rrëmuje se kam punuar 16 orë punë dhe kishim 10 ditë pa ujë dhe rrobat ishin pa larë, por nuk ishin të përhapura kudo nëpër shtëpi. I ka hapur dikush. Kam gjetur gjëra që si përkisnin shtëpisë time. Unë disa prej atyre ushqimeve nuk i kam konsumuar. Me ish-burrin komunikoja për fëmijët.



