Punonjësi i IMT-së po zbatonte urdhrin për shembjen e banesës, por u plagos nga kryefamiljari, pamjet nga vendngjarja!

Pak më parë është raportuar për plagosjen e një punonjësi të IMT, i cili sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. BalkanWeb ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

 

Mësohet se Qani Muça plagosi me armë zjarri në bark Ilirjan Gavelli. Ndërkohë në një bisedë telefonike me BalkanWeb, vëllai i autorit të ngjarjes, tregoi detaje nga ngjarja. Ai tha se kur punonjësit e IMT-së ishin paraqitur në banesë, aty ndodhej vetëm vajza e mitur e familjes, ndërsa çifti i bashkëshorteve ishte në punë.

Sipas tij, vajza ishte terrorizuar nga prania e një numri të madh të policëve në banesë, të cilët kishin shkuar me një urdhër për shembjen e objektit.

“Kryefamiljari, vëllai im nuk ka qenë në shtëpi. Edhe gruaja e tij ka qenë në punë. Në banesë ka qenë vetëm vajza minorene. Kanë shkuar policia që t’i shembte shtëpinë. E kanë çorientuar vajzën, e kanë trembur një tufë me policë. E kanë shembur shtëpinë.”, tha vëllai i Qani Muçës.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit. Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi. 52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme