Punonjësit e disa institucioneve përfshi dhe ata të Kopshtit Zoologjik kanë mbetur pa paga

Punonjës të disa institucioneve kanë mbetur ende pa paga. Ndër ta janë edhe rreth 50 të punësuar në Kopshtin Zoologjik. Mile Tanovski kryetar i sindikatës së të punësuarve në kopshtin Zoologjik u bëri apel të gjithë personave kompetent në këtë rast ta kryejnë punën e tyre sa më shpejtë në mënyrë që të mos detyrohen të bëjnë greva më të mëdha. Ai tha se që nga muaji mars të punësuar nuk kanë marrë paga, ndërsa që nga dita e djeshme kanë humbur edhe sigurimin shëndetësor. Në mbështetje të tyre doli edhe kryetari i SASHK Jakmi Nedellkovski i cili tha se atë që e vuajtën të punësuarit në kulturë  tani po e vuajnë edhe të punësuarit në kopshtin zoologjik. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme