Punonjësit e Fondit Shëndetësor paralajmërojnë grevë nga 1 qershori!

Gazetar: Adnan Qaili

Sërish në pikëpyetje shërbimet për qytetarët që janë të siguruar nga Fondin Shëndetësor, si dhe pagat e punonjësve të shëndetit publik. Punonjësit e Fondit njoftuan se do të hynë në grevë sërish nga 1 qershori, shkruan Alsat.

Ata kërkojnë gjithashtu që Bordi Drejtues i Fondit të shkarkohet plotësisht dhe të emërohet një i ri, pasi tre prej anëtarëve janë në pension dhe me mandat të skaduar.

Po ky Bord drejtues ka shtyrë seancën, në të cilën duhej të vendosej për harmonizimin e pagave të punonjëseve, për pas zgjedhjeve, dhe kjo irrituar punonjësit qe të dalin sërish në protestë, duke bllokuar rrugën para objektit kryesor të tyre në Shkup.

“Nëse kërkesat tona nuk plotësohen deri më 15 maj, do të fillojmë çdo ditë në të gjitha qytetet e vendit 1-2 orë të mbajmë protesta paralajmëruese. Ndërsa deri më 1 qershor nëse nuk zgjidhet kjo çështje ne do të hymë sërish në grevë të përgjithshme. Kërkesat tona janë të thjeshta, harmonizimi i pagave tona me pagën minimale, sjellja e vlerës së koeficientit që të dimë nga muaji gjashtë sa do t’i kemi pagat dhe shkarkimi i përbërjes së plotë të Bordit Drejtues të Fondit”, u shpreh Branko Axhigogov, Kryetar i Sindikatës së Fondit.

“Të ulen e ta zgjidhin këtë problem! E patë në muajin shkurt çfarë ndodhi kur Fondi bëri grevë vetëm dy ditë. Iu bëj thirrje autoriteteve që mos të lejojnë këta të punësuar pas nesh ti mbyllin dyert. Nëse kjo ndodh do ta pësojnë vetëm qytetarët që marrin shërbime nga Fondi. Nuk kërkojmë asgjë më shumë përveç harmonizim me pagën minimale 2,400 denarë, nëse ky do të jetë problem për 800 të punësuar çfarë do të bëjmë më tej!”, tha Tërpe Deanovski, Kryetar i Sindikatës së SPOGJ-it.

Dy muaj më parë, Fondi i Shëndetësisë hyri në grevë për shkak të kërcënimit se do t’u uleshin pagat me 21%, por qeveria vendosi t’i mbajë të pandryshuara, pas së cilës greva u ndërpre. Gjatë grevës së fundit të punonjësve të Fondit në shkurt, sportelet e Fondit të Shëndetësisë nuk punuan për dy ditë.

Kërkesat e pacientëve për rehabilitim, për pagesën e pushimit të lehonisë, për certifikimin e mjeteve ndihmëse ortopedike nuk u patën trajtuar, si dhe nuk u llogaritën pagat për të gjitha shërbimet shëndetësore, gjë që ndikoi në vonesën e pagave në shëndetësinë shtetërore.

Qytetarët mund përballen me të njëjtën bllokim të shërbimeve, nëse kërkesat e punonjësve të Fond-it nuk plotësohen deri më 1 qershor./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme