Punonjësit e Higjienës Komunale gjatë natës pastruan mbeturinat në disa zona të kryeqendrës

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” thuajse gjatë tërë mbrëmjes së kaluar ishin në terren për të pastruar deponitë e krijuara për të cilat një ditë më parë raportoi Alsat. Gjatë ditës ekipi i Tv Alsat sërish frekuentoi disa nga këto lokacione dhe të njëjtat ishin të pastruara. Tashmë një kohë të gjatë deponi mbeturinash po ngufasin qytetarët e Shkupit. Ekipi i televizionit Alsat gjatë ditës së djeshme ka frekuentuar disa nga lagjet e komunave të Shkupit për të parë nga afër gjendjen tmerruese me mbeturinat të cilat përveçse ishin derdhur gjithandej kishin bllokuar edhe trotuaret për kalimtarët. Sipas qytetarëve të anketuar, gjendja e këtillë me mbeturinat është rezultat i menaxhimit jo të mirë të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska dhe ndërmarrjeve publike nën kompetencë të saj. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme