Punonjësit e teatrit ngrenë zërin, mesazh ministres së Kulturës

LEXO EDHE:

160 punonjës të diplomuar të teatrit, aktorë, regjisorë, producentë dhe dramaturgë të diplomuar në Ditën Botërore të Teatriti dërguan mesazh ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Përmes Nismës “Audicion tani”, ata kërkuan ngritjen e një grupi pune për të krijuar politika të reja kulturore, për të krijuar vende të reja pune; vendosja e kritereve të reja për vlerësimin e projekteve për skenën e pavarur; angazhimi i detyrueshëm i regjisorëve të papunë me të paktën një projekt në institucione në vit. Në listën e kërkesave përfshihen edhe punësimi i aktorëve të papunë në çdo shfaqje dhe konkurse të rregullta për dramë, të cilët kërkojnë takim me ministrin e Kulturës. Nga nisma thonë se janë frymëzuar nga mesazhi i dërguar me rastin e Ditës Botërore të Teatrit sivjet nga Ana Stojanoska, teatrologe, shkrimtare dhe profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike, e cila tha se më e rëndësishmja është publiku, kritika, teatrologët të flasin publikisht, hapur dhe të mos lejojë një apo dy persona të krijojnë program për komunitet teatror, por t’u japë një shans të gjithë atyre që e meritojnë./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme