Publikohen emrat e dy personave që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në orët e para të ditës së sotme në aksin Ksamil-Sarandë. Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy turistët italianë që humbën jetën.
Ata u përplasën me një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë. Goditja ishte fatale.