Pushtetarët uzurpojnë hapësirat publike në Çair, kryetari heshtë

Autor: Hamzi Ibrahimi

Jeta në Maqedoni është shumë e vështirë përfshirë edhe kryeqendrën e saj Shkupin,por jo në atë të dritave por vetëm në Shkupin e territ dhe të përbuzjes, që është Shkupi i lagjeve ku jetojnë shqiptarët. Nga semaforët e Bit Pazarit e deri tek vija që ndanë komunën time me atë të Butelit është vetëm një pamje të cilën ta regjistron syri, është anarkia infrakstrukturore si pasojë e udhëheqësve tanë,është betonizmi i lagjes e cila shquhet për pemët e saja të cilat paraqesin mushkëritë e lagjes. Lagja ime është kantandisur falë pushtetarëve të cilët besimin e dhënë nga qytetarët përmes “votës së lirë”e shfrytëzojnë për përfitime personale duke uzurpuar hapësirat publike ndërkohë qe kryetari as që merr masa për ta ndaluar këtë dukuri shqetësuese sepse leja e dhënë për investitorin e ndërtesave kolektive e ka koston e banesave për kryetarin si “dhuratë” për lejen e ndërtimit. Një tjetër shenjë dalluese e Çairit është edhe tregu i Bit Pazarit, aty ku shumë qytetarë të Shkupit blejnë pemët, perimet dhe produktet tjera ushqimore dhe këtë e bëjnë shekuj me radhë, por amortizimi i skajshëm dhe kushtet jo humane në të cilat më së miri përfiton nga kjo situatë duke e futur rikonstruksionin e tij në secilën agjendë parazgjedhore. Prilli vjen së shpejti bashkë me të edhe zgjedhjet komunale të cilat do të konfirmojnë pohimet e mija. Ka ende shumë gjera për tu folur për këtë komunë kaq të vogël e me parregullsi të mëdha, por unë i preka këto çështje e ju të tjerët mund të flini për problemet që ju preokupojnë, sepse jam i bindur se keni të tilla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme