Pushteti dhe opozita vazhdojnë përplasjet rreth pagës minimale

Gazetar: Melihate Rustemi

– Advertisements –

Përveç sindikalistëve dhe punëdhënësve edhe pushteti dhe opozita vazhdojnë përplasjet rreth pagës minimale. Nga LSDM thanë se janë në anën e punëtorëve ndërsa paga minimale do të rritet parmes dialogut social. Sipas LSDM-së, kundërshtari më i zëshëm i rritjes së pagës minimale është Trajko Slavevski nga VMRO-DPMNE-së dhe njëherit kryetar i Këshillit në Qytetin e Shkupit, shkruan Alsat.

“Për dallim nga partia e Sllaveskit, VMRO-DPMNE, e cila me vite e mbajti të ngrirë pagën minimale, LSDM-ja për më pak se pesë vjet e rriti pagën minimale për mbi 6 mijë denarë dhe do të vazhdojë ta rrisë. Bashkë me sindikatat, me punëdhënësit do të arrihet një marrëveshje dhe do të rritet paga minimale edhe këtë vit, sado që VMRO-DPMNE kundërshton”, tha Daniella Nikolloba, LSDM

YouTube video

Nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se nëse LSDM-ja me të vërtetë dëshiron ta rrisë pagën minimale, atëherë këtë duhet ta bëj menjëherë dhe VMRO-DPMNE do t’i mbështesë ashtu siç do ta mbështes rritjen e pagave në sektorin publik në mënyrë adekuate ndaj peshës së vendeve të punës.

“Në të njëjtën kohë, në vend që të vjedhë e të kryejë krime dhe paratë të përfundojnë në xhepat privatë, Qeveria duhet të mbështesë ekonominë. Për shkak se LSDM-ja ka shfaqur interesim për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, LSDM nuk duhet të fshihet pas qëndrimeve personale të individëve, por i bëjmë thirrje që ta ndjekin këtë qëndrim të partisë”, tha  Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE

Paga më e ulët aktualisht në vend është 15.200 denarë dhe të njejtën e marrin rreth 100.000 punëtorë. /Alsat.mk 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme