Pushteti pret rritje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, qofshin ato nga investitorë ekzistues apo të rinj. Këtë deklaroi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në konferencën ndërkombëtare “Diplomacia e biznesit – një mënyrë për të rritur ekonominë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, e cila u mbajt në Shkup. Sipas tij do të kemi një vit të qëndrueshëm, pasi vendi ka punuar dukshëm në infrastrukturën rrugore. Nikollovski theksoi se një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të vihet në funksion deri në verë.
“Pres që të hapen 40 kilometra të autostradës Ohër – Kërçovë deri në fillim të sezonit veror, pjesa më e rëndësishme praktikisht e autostradës, dhe në periudhën e ardhshme mendoj se do të dalim me lajme shumë të mira për hekurudhën me shpejtësi të lartë në Korridorin 10, e cila praktikisht duhet të jetë qarkullimi kryesor i Maqedonisë. Për sa i përket linjave ajrore, mendoj se është bërë më shumë se sa 10 vjet më parë. Këtë mëngjes kam konfirmimin e linjës së nëntë, ende nuk mund ta them publikisht, por mendoj se diaspora jonë do të jetë shumë e lumtur ta dëgjojë”, deklaroi Aleksandar Nikolloski -Ministër i Transportit. /Alsat.mk