Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij sirian Bashar Al-Assad, janë takuar për të diskutuar për zgjidhjen e krizës në Siri.
Putin ka përgëzuar Assad për luftën e këtij të fundit kundër terrorizmit në takimin e zhvilluar me 20 nëntor në Soҫi.
Putin diskutoi me Assad për zgjidhjen politike në Siri, duke thënë se ai beson se duhet të jetë nën sundimin e OKB-së, duke shtuar se shpreson se trupi ndërkombëtar do të marrë një rol aktiv në këtë proces dhe në fazën përfundimtare.
Të dy udhëheqësit janë shprehur të gatshëm për të gjetur një zgjidhje politike krizës në Siri.
“Kushdo që është pro një zgjidhjeje politike në Siri, jemi gati të kemi dialog me ta”, tha Assad në takimin me Putin./Dritare.net