Putin: Do të vazhdojmë dërgesat e gazit nëpërmjet Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia synon të vazhdojë dërgesat e gazit natyror nëpërmjet Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë dërgesat e gazit (nëpërmjet Ukrainës) për aq kohë sa ato justifikohen ekonomikisht”, tha Putin gjatë një konference shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në anë tjetër, Merkel tha se “roli i Ukrainës si vend tranzit duhet të ruhet dhe Gjermania është e gatshme ta luajë rolin e saj”.

Gazprom i Rusisë planifikon të ndërtojë një tubacion të dytë nën detin Baltik në Gjermani, i quajtur Nord Stream 2.

Ukraina deri tani ka rëfuzuar propozimet nga Gazprom. Rusia i ka mbyllur më parë furnizimet në Ukrainë në mosmarrëveshjet për çmimet, të cilat kanë ndërprerë furnizimet në Evropë.

Merkel tha se Gjermania e sheh projektin Nord Stream 2 si një projekt biznesi.

“Ka elemente të tjera, kështu që ne duhet të mendojmë për garancitë për Ukrainën “, deklaroi Merkel.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme