Putin e Vucic takim në katër sy për rreth 15 minuta: Një marrëveshje nënshkruhet në prani të dy krerëve

Presidenti Aleksandar Vucic të enjtën do pres kreun e shtetit rus, Vladimir Putinin në aeroportin Nikola Tesla, në Serbi, transmeton Gazeta Metro.

Siç shkruajnë mediat serbe, edhe në qarqet ndërkombëtare po interpretohet si një nga takimet më të rëndësime politike në këtë moment, kur po afrohet edhe mundësia e angazhimit të drejtpërdrejtë të forcave udhëheqëse të botës, në zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi.

Tutje, thuhet se një takim i presidentëve, atij rus dhe serb do të mbahet me kryeministren, Ana Bërnabic si dhe Icica Daicic dhe Nebojsha Stefanovic.

Ndërsa, sipas tanjug, Vucic dhe Putin do kenë gjithashtu një takim në katër sy (i vetëm), i planifikuar për 15 minuta.

Në kuadër të vizitës, agjenda përfshin edhe nënshkrimin e rreth 20 marrëveshjeve, dhe vetëm një pjesë e tyre në prani të dy krerëve të shteteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme