Presidenti rus, Vladimir Putin, e nis fjalimin e tij në “Ditën e Fitores”, duke uruar ushtrinë ruse për këtë festë. Ai thotë se tani po zhvillohet një luftë e vërtetë dhe pretendon se Rusia po mbron sovranitetin e saj.
“Një luftë e vërtetë është nisur përsëri kundër Atdheut tonë, por ne kemi kundërshtuar terrorizmin ndërkombëtar, ne do të mbrojmë banorët e Donbasit dhe do të mbrojmë vendin tonë.”
Duke iu drejtuar turmave në Sheshin e Kuq, Presidenti Putin tha se “lufta e vërtetë po bëhet kundër atdheut tonë”.
Ai thotë se Rusia dëshiron të shohë një “të ardhme paqësore”, por ai akuzon elitat perëndimore për mbjelljen e farës së “urrejtjes dhe rusofobisë”.
Putin vazhdon të ketë në shënjestër Perëndimin në fjalimin e tij, duke thënë se “qëllimi i tyre nuk është gjë tjetër veçse të shohin rënien e Rusisë”.
Ndër të tjera, Presidenti rus thotë se kujtimi i atyre që mbrojtën atdheun është i shenjtë.
Po ashtu Putin thotë se është shumë e rëndësishme që sot në Moskë liderët e ish-bllokut të BRSS të jenë të pranishëm me të.
“Në kujtim të djemve, baballarëve, gjyshërve” dhe të afërmve të tjerë, thotë ai duke kërkuar një minutë heshtje.
Turmat dhe liderët qëndrojnë në Sheshin e Kuq duke respektuar heshtjen.
“Betejat që vendosin për fatin e atdheut tonë janë bërë gjithmonë kombëtare dhe të shenjta”, u thotë Putin më tej rusëve.
Ai thotë se “nuk ka asgjë më të rëndësishme” sesa puna e tyre luftarake, ndërsa u thotë ushtarëve në Sheshin e Kuq: “Të gjithë po luten për ju”.