Putin s’e përjashton aktin terrorist

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi sot në Shën Petersburg, me ç’rast dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 janë lënduar.

Ai ka thënë se situata është ende e paqartë, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë që shpërthimi në metro të jetë edhe akt terrorist.

“Tashmë kam folur me kreun e shërbimeve speciale, ata janë duke punuar për të konstatuar shkakun e shpërthimit. Shkaqet nuk janë të qarta, pasi është ende herët për këtë. Do të shikojmë të gjitha shkaqet e mundshme, terrorizimin, apo është krim i zakonshëm”, është shprehur Putin, raporton Reuters.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme