Putin-Trump: Nevojitet koordinim për kufizimin e garës në armatim

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump sot kanë zhvilluar bisedë telefonike mbi marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet më të rëndësishme globale, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Kremlinit, Trump në fillim të bisedës me Putin, e uroi për rizgjedhjen e sërishme për president shteti në zgjedhjet e mbajtura të dielën.

Të dy liderët përveç për marrëdhëniet bilaterale biseduan edhe për Korenë e Veriut, Sirinë dhe Ukrainën.

Gjatë bisedës është theksuar se nevojitet të ndërmerren hapa urgjente me qëllim të zgjidhjes së problemeve lidhur me këto vende.

Ata shprehën kënaqësi për shkak të pakësimit të tensioneve kohën e fundit mbi çështjen e Gadishullit Korean.

Në njoftimin shtohet se Trump dhe Putin biseduan edhe për hapat që duhet të ndërmerren në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit.

Më tej theksuan rëndësinë e koordinimit me qëllim të kufizimit të garës në armatim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme