Presidenti rus, Vladimir Putin tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke e krahasuar atë me Kosovën.
Ai tutje shtoi se situata me Ukrainën mund të konsiderohet e mbyllur pas njohjes së rezultatit të referendumit në Krime.
“Gjëja e parë që çdonjëri duhet të bëjë është të njohë vullnetin e njerëzve që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. Kam folur shumë herë dhe do ta theksoj sërish: Pse është më keq kjo se ajo që ndodhi në Kosovë? Nuk është assesi. Vetëm se atje vendimi u mor nga parlamenti e këtu në një referendum kombëtar”, ka thënë Putin në një konferencë për media./21Media