Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka shkruar për kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinajn, transmeton Gazeta Blic.
Avdyli ka shkruar rreth asaj që fjalia më e përdorur e kryeministrit është ajo ku thotë (Ku po ju dhemb), ndërsa sipas Avdylit, shteti i Kosovës po lëngon dhimbje nga vendimet e tij.
Dhe vetëm largimi i kryeministrit do t’i ndalte këto dhimbje.
Për më shumë, shkrimi i plotë:
Meqenëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje . Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.