Pyetja e vitit: A e kaloi Ali Ahmeti “Urën e Siratit”? (Video)

Portali Sakte.net ka zgjedhur pyetjen qw i wshtw shtruar Ali Ahmetit, nëse e ka “kaluar urën e siratit”, si pyetja e vitit që i është shtruar një politikani nga gazetarët.

Kjo pyetje iu shtrua pasi qw kreu i BDI – së, Ali Ahmeti, për rreth dy orë e gjysmë u morr në pyetje në Prokurorinë Speciale. Ai ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me rastin e rrënimit të objektit afarist “Kozmos” të biznesmenit Fiat Canovski. Ahmeti tha se ka kryer obligimin e tij qytetar për të treguar atë që di lidhur me këtë rast në cilësinë e dëshmitarit.

Gazetari: “Zotëri Ahmeti a e kaluar urën e siratit?”

Ahmeti: “Unë nuk kam bërë gjunahe, dhe nuk është ura e siratit. Unë kam kryer një obligim qytetar. I jam përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale si një e arritur koncenzuale mes të gjitha partive politike në RM për të zbardhur të vërtetën mbi të gjitha se çfarë ka ndodhur në RM. Tani është një proces hetimor, ne kërkojmë që gjyqësia të veprojë në mënyrë të pavarur, jashtë emocioneve, dhe ngarkesave etnike, të veprohet në zbatim të ligjeve, sepse vetëm zbatimi i ligjeve mund të na çojë përpara”

Ahmeti nuk deshi të japë më shumë detaje lidhur me ecurinë e dëshmimit, ndërsa mohoi të jetë marrë në pyetje për ndonjë rast tjetër që buron nga përgjimet.

“Unë nuk do të flasë pasi që është në procedurë parahetimore. As për lëndën, as për veprën…
A ishte arsye vetëm Kozmosi apo edhe për raste të tjera që burojnë nga përgjimet.
Mendoj që nuk është korrekte të flitet se për cilat momente është diskutuar…

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme