Gazetar: Mefail Ismaili
Përplasjet për Marrëveshjen e Qeverisë me “Bechtel dhe Enka” kaluan në Kuvend. Deputetët e opozitës kërkuan llogari nga kryeministri dhe përfaqësuesit e tjerë të pushteti për, siç thonë, dëmet në buxhet që do të pësojë shteti nga kjo marrëveshje. Deputeti Bojan Stojanovski ka kërkuar llogari se cilat do të jenë pasojat për mosmiratimin e Ligjit për marrëdhënie pune si dhe nëse Ligji për shpronësim nuk miratohen në atë formë siç është propozuar. Por kryeministri Dimitar KOvaçevski iu shmang përgjigjes konkrete dhe theksoi se çdo procedurë që lidhet me korridorin 8 do të jetë transparente.
“Cilat janë pasojat nëse Ligji për Eksproprijim nuk miratohet në formën ë të cilën ju e keni propozuar në Kuvend… Cilat janë obligimet ndaj Republikës së Maqedonisë, e të cilat janë ndërmarrë nga Marrëveshja, nëse Ligji nuk miratohet në këtë formë siç është propozuar. Ju e dini ligjin. Nga ajo që mundemi ne ta shohim nga versioni të cilin ne e kemi, se për Ligjin për marrëdhënie pune shteti duhet të paguajë penalitete, e ju këtë e keni thënë në një lloj forme”, u shpreh Bojan Stojanovski, deputet VMRO-DPMNE.
“Pagesa e parë lidhur me këtë Marrëveshje është për paradhënien, për fillimin e punimeve ndërtimore dhe çdo denar i paguar që do të bëhet nga shteti ndaj ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore dhe pastaj ndaj kompanisë projektuese dhe zbatuese do të publikohen tek financat e hapua dhe qytetarët do ta dinë saktë për se paguhen paratë. Lidhur me eksproprijimin, propozimet e ndryshimeve të ligjit për eksproprijim të cilat janë në procedurë kuvendore vlejnë për momentin dhe i ka në zgjidhjen ligjore aktuale. Edhe tani ndërtimi i pjesës vazhdon pa procedurë të nivelit të dytë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Pushteti dhe opozita u përplasën edhe për përqindjen e punonjësve të angazhuar nga vendi dhe jashtë. Derisa ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska thotë se mbi 51 %e të punësuarve do të jenë vendas, deputeti Stojanovski zbulon pjesë të kontratës me të cilat pretendon se vendas nuk do të jetë më shumë se 30%.
“Kur informoni, flisni të vërtetën. Në Marrëveshje qëndron se së paku 51% e kompanive, e të punësuarve, forcë punëtore dhe resurse të tjera do të angazhohen nga shteti”, tha Jovanka Trençevska, Ministre e PPS-së.
“Në artikullin 13, ja Artan Grubi le tu tregojë, këtu tregon me vite se sa do të angazhohen punonjës lokal dhe sa të huaj. Ja ju e keni parë këtë dhe do ua lë këtu ta shihni, mos e largoni anash, shikoni. Ja edhe diagrami, Artan Grubi mund tua konfirmojë është autentik ose jo. Në diagram qëndron me vite se sa janë vendas dhe sa të huaj”, shtoi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
Gjatë debatit deputetët e opozitës, akuzuan përfaqësuesit e pushtetit, se një ditë do të shkojnë në burg për Marrëveshjen që kanë nënshkruar me Bechtel deh Enka, pasi ajo dëmton rëndë ekonomikisht qytetarët. /Alsat.mk