PZAP çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën dhe Prizrenin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka marrë vendim që ta çojë Prishtinën dhe Prizrenin në rivotim.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda PZAP-it .

Ky vendim do të ndodh pas parregullsive që partitë pretendojnë se kanë hasur gjatë balotazhit të së dielës. Në PZAP janë bërë dhjetë ankesa. LDK edhe zyrtarisht kërkoi rinumërimin në kryeqytet.

Se në komunën e Prishtinës ka pasur parregullsi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të së dielës, e tha Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati i së cilës ka një rezultat të ngushtë më Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

LDK edhe zyrtarisht përmes një konference për media kërkoi rinumërimin në këtë komunë.

Ismet Beqiri, nga selia qendrore e LDK-së, ka bërë të ditur se kjo parti në PZAP ka paraqitur ankesë, në të cilën edhe paraqitet kërkesa që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në kryeqytet, pasi, sipas tij, janë evidentuar disa parregullsi.

“Ne si LDK konsiderojmë se rinumërimit nuk ka nevojë t’i druhet asnjë parti politike apo kandidat”, ka thënë Beqiri në një konferencë.

Përveç Prishtinës, në rinumërim do të shkojë edhe Komuna e Prizrenit. Kjo pasi edhe në këtë qytete, PDK pretendon se ka pasur shkelje.

PDK-ja ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prizrenit, pasi siç thonë ata ka pasur shkelje të mëdha dhe mospërputhje të procesverbaleve të rezultateve.

Në një konferencë për media të kësaj partie është thënë se në katër klasë të vendvotimit në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren, janë evidentuar parregullsi të mëdha si lejimi për të qëndruar në klasë të personave të panjohur dhe të paautorizuar dhe për më tepër edhe lejimi i tyre për të votuar në emër të personave tjerë.

“Në mbrëmje është hasur edhe dëmtim në kuti të votimeve, dhe ndërhyrje në procesverbalin e rezultateve”, u tha ndër të tjera në konferencën në të cilin foli Kujtim Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme