“Koalicioni PDK-AAK-Nisma, është dënuar me 1200 euro nga PZAP, për shkak të një posteri të kandidatit për deputet, Bekim Haxhiu, i cili ishte vendosur në objektin e Degës së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në Komoran. Dënimi ka ardhur pas ankesës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe përkundër shpifjeve të Bekim Haxhiut, i cili më shumë njihet si Kamishi, e i cili e filloi fushatën me shkelje zgjedhore. Duket se koalicionit “Pronto” do t’i kushtojë “fillimi i ri” i fushatës, sado që është vetëm 10 ditë”, ka shkruar Hoti në facebook.