Prej sot në disa rrugë në Tetovë vendoset qarkullim njëdrejtimësh, informuan nga komuna. Ky vendim u votua edhe në seancën e Këshillit të Komunës së Tetovës.
– Advertisements –
Nga Komuna njoftojnë gjithashtu se përmes këtij vendimi do të bëhet përpjekje për të përmirësuar kushtet e qarkullimit në komunikacion.
“Në disa rrugë të qytetit Sektori për Veprimtari Komunale ka filluar me vendosjen e shenjave të komunikacionit për të rregulluar rrugët njëdrejtimëshe”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Rrugët të cilët do të jenë njëdrejtimëshe janë:
• “Probishtipska”,
• “Nikolla Tesla”,
• “Ljubo Bozinovski – Pish”
• Rruga prej te “Eski Xhamia” deri te shkolla “Bratstvo – Migjeni”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.