Qarkullonte me armë zjarri në brez në rrugët e kryeqytetit, arrestohet në flagrancë 15 vjeçari

Një 15-vjeçar në Tiranë është arrestuar për shkak se qarkullonte me armë zjarri në rrugët e kryeqytetit.


Në pranga ka rënë i mituri me iniciale A.K., 15 vjeç, banues në Tiranë, i cili mbante në brez pistoletën teksa ecte në rrugët e Fushë-Mëzez.

Nga kontrolli fizik i të miturit, janë gjetur dhe sekuestruar arma dhe një dorezë metalike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme