Qarkullonte me “Benzi-n” e tij të blinduar i papajisur me autorizim, shoqërohet Safet Bajri

Policia e Shkodrës ka shoqëruar Safet Bajrin pasi kap duke lëvizuar me një automjet tip “Mercedez Benz” të blinduar.


Pas verifikimeve se Bajri qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Ndaj tij është vendosur masë administrative dhe bllokua automjeti, ku pritet të nisin procedurat për konfiskim.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme