Qarkullonte me një automjet të vjedhur dhe i shpallur më herët në kërkim, 32-vjeçari përfundon në prangat e policisë

Policia e Gramshit ka arrestuar një 32-vjeçar me precedent penal për vjedhje, i shpallur më herët në kërkim, teksa po qarkullonte me një automjet të dyshuar si i vjedhur në Tiranë.


I arrestuari është shtetasi S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, i cili u ndalua pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Gramshit, Tiranës dhe Beratit.

Në momentin e ndalimit, i riu po drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se është vjedhur në kryeqytet. Gjithashtu, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi për vjedhjen e një aparati celular nga një shtetase.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme