Që nga hapja e pikes doganore, malli me destinim Kosovën në portin e Durrësit është rritur për 40%

Bizneset që përdorin transportin detar, me destinacion të mallit Kosovën, kanë ndryshuar kahe të vijës detare.

Për dallim nga vitet e kaluara që shfrytëzohej porti i Selanikut, tash mallrat po vijnë përmes Portit të Durrësit, raporton KTV.

Udhëheqësi i njësitit, Sherif Havolli, tregon se 40 përqind më shumë është rritur prania e mallit në këtë port me destinacion Kosovën, që nga vendosja e pikës doganore.

Mirëpo, deri në qershor, dogana ka të drejtën vetëm të pranimit të mallrave që vijnë për Kosovë, por jo edhe eksportin e tyre.

Megjithatë, dhënia e kësaj mundësie ishte përfolur prej kohës, ani se u realizua tek më 14 janar të këtij viti.

Delegacionet e Kosovës dhe Shqipërisë për shumë vjet diskutuan për vendosjen e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Fillimisht Kosovës iu premtua dhënia nën menaxhim të Porit të Shëngjinit, por që më pas Qeveria e Shqipërisë u tërhoq. Si përfundim në janarin e këtij viti ideja u thjeshtëzua, dogana u vendos me pikë të vetën në Portin e Durrësit.

Hapja e doganës në portin detar ka ndikuar edhe fillimin e importit të produkteve të vendeve, që më herët nuk ka pasur import në Kosovë.

Oficeri i lartë i pikës, Afrim Paca, tregon se pranimi i këtyre mallrave bëhet përmes tri terminaleve, ai i trageteve, anijeve e kontejnerëve.

Dogana ka në dispozicion 2 ekipe me nga 5 persona të cilët çdo javë dërgohen në port.

Ekipet pritet të shtohet me rritjet e fluksit të punës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme