Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e parë të ditës së sotme në Itali.
Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, shqiptari i moshës 40 vjeç, është qëlluar me dy plumba, duke mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në komunën Asti, teksa shqiptari ka dalë në banesa e tij në “Quarto d’Asti”.
Në këtë moment, dy persona të paidentifikuar i janë afruar, të cilët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarit.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në spitalin “Cardinal Massaia” nga disa të afërm dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka të dhëna për autorët e ngjarjes, ndërsa policia bën me dije se ka dyshime se ai mund të jetë qëlluar nga të tjerë shqiptarë.