Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri rus në Armeni – pranë kufirit me Azerbajxhanin, dy ushtarë kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Azerbajxhani e ka marrë përgjegjësinë për incidentin dhe i ka kërkuar falje Rusisë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se forcat armene dhe ato azerbajxhanase janë duke luftuar në rajonin Nagorno-Karabakh, i cili është brenda Azerbajxhanit, por ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë që nga viti 1994.
Ende nuk është e qartë nëse rrëzimi i helikopterit ka të bëjë me konfliktin që është duke u zhvilluar në Nagorno-Karabakh.