Qëlloi me armë drejt automjetit të ish-deputetit të PS 1 vit më parë, arrestohet autori 30-vjeçar (EMRI)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili dyshohet se është autori që një vit më parë qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së ish-deputetit Armando Prenga.
Ngjarja ndodhi në maj të vitit të kaluar, ku 30-vjeçari Fatbardh Ismaili, qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte ish-deputeti. Fatmirësisht ky i fundit nuk u lëndua nga të shtënat me armë zjarri.


Policia thote se 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

30-vjeçari qelloi 3 herë me armë zjarri në drejtim të Armando Prengës, i cili po udhetonte me makine. Shkak i këtij konflikti ka ndodhur pasi babai i Fatbardh Ismajlit, ishte konfliktuar dy ditë para ngjarjes me vëllanë e Armando Prengën. Konflikti mes tyre ka ndodhur në një qendër numërimi të votave dhe për pasojë ka sjellë dhe lindjen e debatit.

Njoftimi:

Kurbin/ Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim.

Qëlloi me armë zjarri në muajin maj të vitit kaluar, në drejtim të një shtetasi në lëvizje me automjet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i kërkuar prej disa muajsh.

Operacioni për kapjen e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS).

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim edhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushe Kuqe, Kurbin, të një personi në kërkim, është organizuar puna operacionale ku si rezultat u kap dhe u ndalua shtetasi F. I. 30 vjeç, banues në Fushe Kuqe, Kurbin.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Me datë 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, i ndaluari F. I., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga shtetasi A. P. 49 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme