Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar para pak minutash një person në afërsi të Ali Demit.
Gazetarja Xhensila Kodria mëson se i arrestuari ka qëlluar në ajër me armë dhe menjëherë është kapur nga policia sëbashku me armën e zjarrit që kishte pa leje.