‘Qëlloni pa paralajmërim’/ Presidenti i Kazakistanit jep urdhër

Lideri autokrat i Kazakistanit tha se u ka dhënë urdhër forcave të sigurisë që të qëllojnë pa paralajmërim. Urdhri vjen në mesin e protestave të dhunshme anti-qeveritare.

Sipas BBC, presidenti Kassym-Jomart Tokayev ka thënë se 20 mijë banditë kanë sulmuar qytetin kryesor të vendit, Almaty.

Këtu është epiqendra e protestave që u ndezën për shkak të rritjes së çmimit të gazit për makina.

Presidenti autokrat fajësoi ‘terroristët’ e stërvitur jashtë, por nuk dha ndonjë provë.

Sipas ministrisë së Brendshme, të paktën 26 protestues dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani.

Rusia ka dërguar 2500 trupa në këtë vend në një mision paqeruajtës. Presidenti i Kazakistanit falënderoi homologun rus për këtë akt.

Protestat nisën të dielën për shkak të rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm që përdoret për makina. Në këtë vend, shumica e njerëzve përdorin makina me gaz.

Kazakistani është një vend autokratik, pasi shumica e zgjedhjeve fitohen nga partia në pushtet. Aty praktikisht nuk ka opozitë politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme