Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe OKH “Merhamet” shpërndajnë ndihma humanitare për 3091 familje nevojtare

Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nga Mbretëria e Arabisë Saudite në bashkëpinim me Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në prani të përfaqësuesit të Ambasadës së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë – Tiranë që është përgjegjës edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Hamed al- Sajar, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, nga sot në qytetin e Shkupit filluan shpërndarjen e ndihmave humanitare për nder të muajit të shenjtë Ramazan. Ndihmat ushqimore u dedikuan për 3091 familje dhe do të shpërndahen në 13 qytete.

Kryetari i Organizatës “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, i deklaroi se e gjitha kjo po bëhet me qëllim që muaji i Shenjtë i Ramazanit të fillojë me gëzim për të gjithë familjet.

RIDVAN XHAFERI, KRYETAR I ORGANIZATËS KULTURORE HUMANITARE MERHAMET

“Shpresojmë që këta ditë, ne si organizatë Merhamet, gjithashtu edhe Qendra e Mbretit Selman të fillojmë sot nga Shkupi shpërndarjen e këtyreve nidhmave dhe pastaj do të kalojmë në 13 qytete në gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të kalojmë në Kumanovë, në Tetovë , Gostivar, Kërqov, Strugë, Ohër, pastaj ditën e enjte do të kemi Velezin, Prilepin, Dollnenin, pastaj do të vazhdojmë me Resnjën dhe Manastirin”.

Të pranishëm nga Qendra e Mbretit Selman ishte Nasir El-Dehri, cili deklaroi se  ndjehet i kënaqur që marrë pjesë në shpërndarjen e këtyreve pakove ushqimore dhe shpreson, se sado pak do të arrijë t’i zbusin zemrat e atyre që kanë nevojë.

NASIR EL DEHRI, QENDRA E MBRETIT SELMAN PËR NDIHMË DHE PUNË HUMANITARE

“Kjo pako ushqimore përmban artikuj kryesor ushqimorë, duke filluar nga mielli, vaji, orizi, makaraonat, krypa, fasulja e tjerë. Pra ekipi ynë është I përcaktuar nga Këshilltari pranë oborit Mbretërorë të Arabisë Saudite, pra doktor Abdulla Bin-Abdulaziz el- Rabia, i cili ka përcaktuar që ky ekip të jetë prezentë, në ndarjen dhe realizimin e këtij projekti”.

Falënderim për  Qendrën e Mbretit Selman shprehu edhe përfaqësuesi i Kryqit të Kuq, Alajdin Sulejmani.

ALAJDIN SULEJMANI, PËRFAQËSUES I KRYQIT TË KUQ-ÇAIR

“Neve si çdo vit në bashkëpunim me  organizatën  kulturore humanitare  Merhamet, shpërndarjmë pako, gjatë muajit Ramazan, për ndihmën e popullatës me nevojë. Këto pako janë shumë domethënëse, për popullatën sidomos për muajin Ramazan”.

Aktivistët që morën pjesë në aksionin e shpërndarjes e pakove ushqimore, deklaruan se nuk ndjenë aspak lodhje, pasi siç thanë, këtë punë e bëjmë me shumë vullnet.

AKTIVIST I ORGANIZATËS KULTURORE HUMANITARE MERHAMET

“Sot bëjmë shpërndarjen e pakove, faleminderojmë organizatën Kulturore Humanitare  Merhamet dhe Qendrën  e Mbretit Selman Për Ndihmë Dhe Punë Humanitare, të cilët kanë dhuruar këto ndihma, kjo shkonë e gjitha për nevojtarët, të cilët për ta kaluar më së miri, në kushte të volitshme muajin e Ramazanit”

AKTIVIST I KRYQIT TË KUQ-ÇAIR

“Ne jemi prej Kryqit të Kuq, në këto momente po bëjmë ngarkimin e mjetëve, që do t’ua dërgojmë familjeve, për momentin jemi duke i ngarkur, pastaj kemi me i dërgu gjithave familjeve që kanë nevojë për muajin e Ramazanit”

GAZMEND AMETI, NGA KRYESIA E FSHATIT NIGISHTAN

“E falënderojmë Shoqatën Merhamet dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite, për këto pako çka dërgohen në fshatin Nigishtan, për familjet me nevoja, bëhet fjalë për 20 pako. Tash sa i vendosëm në kamion dhe t’i dërgojmë në fshat. Sot të bëhet shpërndarja për të gjithë banorët që kanë nevojë”

Në ditët në vijim do të bëhet shpërndarja e ndihmave edhe në qytetet tjera. Samir Mustafa /SHENJA/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme