Qendrat e emigrantëve në Shqipëria/ Ministria e Brendshme italiane përfshin UNHCR për mbrojtjen dhe monitorimin e azilkërkuesve

Ministria e Brendshme italiane i ka bërë ftesë zyrtare Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, pra UNHCR, për të mbikëqyrur zbatimin e Protokollit, si dhe për të garantuar të drejtat e njeriut në dy qëndrat e emigrantëve në Shqipëri.


Edhe pse prania e stafit të UNHCR-së në pikat për aplikimet për azil dhe emigrantët e ndaluar nuk duhet të merret si e mirëqenë, është një praktikë e vendosur, në përputhje me mandatin e agjencisë së OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e Konventës së Refugjatëve të vitit 1951 dhe për t’i ofruar mbrojtje refugjatët.

Përmes një njoftimi zyrtar, mësohet se UNHCR nuk ka qenë e përfshirë në negociatat midis Romës dhe Tiranës përsa i përket hartimit të Protokollit.

Sakaq, pas një sërë takimesh, Ministria e Brendshme italiane bëri përfshirjen e agjencisë së OKVB-së për të marrë një rol të “monitorimit dhe këshillimit” për të paktën tre muajt e parë. Kjo vjen pasi qeveria italiane “siguroi informacion shtesë” mbi zbatimin e Protokollit dhe ngulmoi që “të ishte në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare”.

Kështu, UNHCR-ja, përgjatë kësaj periudhe të lëjuar tre mujore, “do të përpiqet të përmirësojë mbrojtjen e azilkërkuesve dhe refugjatëve duke identifikuar dhe raportuar tek autoritetet kompetente çdo mospërputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe të refugjatëve dhe standardet e praktikave të mira”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme