Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka reaguar lidhur me qëndrimin e Ambasadës Amerikane, e cila ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale dëmton raportet e Kosovës me SHBA-në – shkruan Periskopi.
Sipas tij, dikush këtu është duke mashtruar popullin e Kosovës.
Krasniqi i ka paraqitur dy reagimet të Ambasadës Amerikane dhe Presidentit Thaçi, ku ka kundërthënie mes veti.
Ky është komenti i tij i plotë
Dikush këtu është ka provon me mashtru, po kush se?! Ma para mediat dhe analistët.
Thaçi: Një vendim i Kuvendit [për zhbërjen e Gjykatës Speciale] nuk do ta cenonte miqësinë e Kosovës me ndërkombëtarët e sidomos me SHBA-në, ashtu siç ishte trumbetuar nga mediet dhe analistët.
ShBA: E keni gabim. Çfarëdo përpjekje e tillë e përsëritur do të kishte pasoja të thella negative për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për marrëdhënien e saj me Shtetet e Bashkuara.