Qenef.. ma hongsh, kriminel, UDB-ash… fjalori i rrugës i politikanëve në Kosovë

Përvjetori i 11-të i pavarësisë së Kosovës do të mbahet mend edhe për fjalorin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pas fjalimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, nuk u përmbajt dhe tha “Mashkull ma qenef nuk ka pa…”

Mirëpo, edhe vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës, partneri i madh në qeveri, Kadri Veseli, nuk është se ka qenë më i kursyer në fjalor. “Ma hongsh…” ka qenë fjalia e tij drejtuar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fjali kjo që pati ngjallur jo pak reagime në popullatë.

Vetëm gjatë javës së kaluar ka pasur jo pak përplasje midis deputetësh. Drita Millaku e Vetëvendosjes e ka quajtur “kriminel që i ka cof morri” deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi. E, ky i fundit nuk e ka pasur problem që t’i kundërpërgjigjet që të shkojë “t’i qet çaj UDB-ashit të saj në shtëpi”.

Në foltoren e parlamentit ka deputetë që përdorin gjuhë edhe më eksplicite. Njëri prej tyre është pa dyshim edhe deputeti i Nisma për Kosovën, Miaim Zeka. Rastet kur ky deputet ka eskaluar me gjuhën e tij, janë të panumërta.

Uksh, gomar, pula… dhe një gamë e gjerë me emërtime kafshësh janë fjalori i preferuar i kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa. Akademiku preferon më shumë metaforat me kafshë, kur janë në pyetje ofendimet.

Gradualisht, por sigurtë, paraqitjet e politikanëve tanë po shndërrohen më shumë në “show” sesa përmbajtje, në shfaqje që edhe ndonjë ditë njerëzit do të turpërohet t’i ndjekin së bashku me familje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme