Qesharake: Partia e Gruevskit thotë se nuk e di ende ku ndodhet ai

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski deklaroi sot se nuk e di se ku gjendet ish-kryeministri dhe kryetari i nderit i partisë Nikolla Gruevski dhe se nuk kanë informacione nëse është në Hungari, siç ishte publikuar në profilin në Fejsbuk  të Gruevskit.

Për statusin në Fejsbuk, Arsovski tha se ka dëgjuar nga kolegët e tij të partisë para konferencës së sotme për shtyp. Ai tha se nuk kanë informacione se Gruevski kishte marrë kërcënime, siç shkruan në Fejsbuk.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot paradite u prononcua me status në profilin e tij në Fejsbuk ku thotë se është në Hungari ku kishte kërkuar azil politik nga autoritetet e atjeshme.

“Gjatë ditëve të fundit kam pranuar kërcënime të shumta për jetën time. Unë tani ndodhem në Budapest dhe kërkova azil politik nga autoritetet  e Hungarisë. Çdoherë do të mbetëm besnik për kauzën e Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të tërhiqem”, ka shkruar Gruevski në Fejsbuk.

Tani për tani, nuk ka konfirmim nga autoritetet kompetente të Maqedonisë nëse statusi i tij në Fejsbuk është i besueshëm.

Prej ditës së djeshme Gruevski kërkohet me urdhër arresti për të vuajtur dënimin e tij me burg prej dy viteve  për lëndën “Tanku”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme