“Qesharake” teza se Kurti e shqiptarët ndikojnë protestat në Serbi

Në Serbi me pushtetin shumë vjeçar të Vuçiç dhe më herët me Millosheviçin, thuajse nuk ka pasur asnjëherë demokraci, kështu thotë Naim Leo Beshiri, Drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, në Beograd.

Z. Beshiri thotë studentët janë arsyeja e numrit të madh të protestuesve të cilët kanë bindur familjarët të dalin në protesta dhe se nuk është e qartë nëse do të përfitojë prej protestave opozita.

Ai thotë se deklaratat se Albin Kurit apo shqiptarët kanë ndikuar tek protestat i drejtohen popullsisë serbe “të pa edukuar”.

Kurse Sasho Ordanoski gazetar dhe analit thotë se “qesharake” janë tezat se Albin Kurti ka ndikuar tek organizimi i protestave. Këto konstatime u dhanë në kuadër të emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat. Në nëntor të vitit të kaluar një strehë betoni në një stacion treni në Novi Sad u shemb duke vrarë 15 vetë. Prej atëherë zhvillohen protesta kryesisht nga studentë të cilët kërkojnë përgjegjësi për aksidentin dhe korrupsionin në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme