”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë!

Qytetarët u mblodhën për të 83-tën ditë me radhë përpara Kryeministrisë, duke vijuar rezistencën kundër qeverisë së Edi Ramës. Ata mbajtën fjalimet para institucionit, ndërsa më pas marshuan nëpër rrugët e Tiranës.

Në fillim, qytetarët u mblodhën sikurse çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë, duke brohoritur dorëheqje. Edhe sot artikuluan kërkesën e tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa ritheksuan sërish se nuk do të largohen nga sheshi pa ikur ai.

Aktivisti Edison Lika theksoi se Rama do ta lëshojë Belinda Ballukun, ish vartësen e tij para drejtësisë, por ai shtoi se qytetarët nuk mjaftohen me kaq.

“Rama e ka vendin në qelitë e 313-ës. Ka bërë gati ta lëshojë Belinda Ballukun në shtator, po a mjaftoheni ne me kaq. Jo. Ne do të jemi këtu jo vetëm që të dorëhiqet dhe të heqë dorë nga mandati Balluku, por do të jemi derisa të dorëhiqet e gjithë qeveria me në krye Edi Ramën.”, tha ai.

 

The post ”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme