Qeveri gjithëpërfshirëse për t’i shmangur zgjedhjet

Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja për shkak të interesave të ngushta partiake e as të krijohet një Qeveri, e cila do të varej nga Lista Serbe. Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët kanë propozuar krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse e cila do t’i adresonte temat e mëdha, shkruan sot Gazeta “Zëri”

 

Pas rezultatit të ngushtë të zgjedhjeve, ku asnjëra palë nuk arriti t’i sigurojë numrat për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës, konstituimi i institucioneve nuk do të jetë aspak i lehtë.

Kështu konsiderojnë njohësit e rrethanave politike në Kosovë, të cilët thonë se vendi mund të dalë nga kriza institucionale vetëm nëse formohet një qeveri e përgjithshme (ku do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike), e cila do të arrinte t’i përfundonte disa çështje të mëdha, siç janë Asociacioni, Demarkacioni, ushtria etj.

Në të kundërtën, sipas tyre, mund të ketë zgjedhje të serishme.

Mirëpo përfaqësuesit e dy taborëve më të mëdhenj politik, koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) e lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se nuk ka nevojë për qeveri teknike, pasi zgjedhjet e 11 qershorit tashmë e kanë përcaktuar fituesin.

Përderisa përfaqësuesit e PAN-it mbeten prapa asaj se i nominuari i tyre Ramush Haradinaj duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, ata të “Vetëvendosjes” konsiderojnë se qytetarët tashmë kanë vendosur për frymën e ndryshimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme