Qeveria adreson ndotjen e ajrit. Kërkohet që plani të përgatitet deri të premten

Ferat Shala Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mbledhjen e sotme të Qeverisë kërkoi forcë të përbashkët që të merren masat për parandalimin e ndotësve të ajrit.

Siç theksoi ai, janë evidentuar ndotësit kryesor të ajrit, andaj ka kërkuar nga të gjithë dikasterët që të zbatojnë procesin e legjislacionit sa i përket kësaj çështje, raporton lajmi.net.

“Po ashtu kërkojmë nga dikasteret  që të bëjnë inspektime sepse vetëm ne nuk mundemi dhe të ndalohet ndotja. Po ashtu kërkojmë një plan në rishikimin e politikave të legjislacionit në vendin tonë. Duhet vepruar sa më parë dhe kërkojmë krijimin e eko fondit për këto probleme”, tha ai duke shtuar që një pjesë e fondit të ndërmarrjeve të privatizimit të ndahet për mjedis.

Ndërsa zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka kërkuar që të hartohet një plan i veprimit afat shkurtër të mesëm dhe te gjatë.

Kuçi ka thënë se pastaj duhet shikuar mundësitë ligjore të veprimit ose nevojën për ndryshim të ligjit dhe të dihen përgjegjësit.

Shala po ashtu ka kërkuar që deri të premten ky plan do të jetë gati.

Ndërsa kryeministri Mustafa ka thënë se duhet të sillet një plan dhe të shqyrtohen masat për zvogëlimin e ndotjes.

Mustafa ka thënë se shumë ekonomi familjare e biznese e shfrytëzojnë thëngjillin për të punuar.

“Duhet ta kemi planin që të përgatisim masat. Shumë ekonomi familjare shfrytëzojnë thëngjillin sepse tek Termokosi dhe tek temorcentralet është bërë përparim. Por duhet shikuar masat të gjendet një mënyrë më e të përshtatshme industriale sepse nuk mund ta anashkalojmë tërësisht thëngjillin por duhet bërë masa mbrojtëse me një mënyrë të duhur”, tha Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme