Qeveria bllokoi makinat: Kuksiani rikthehet në kohët e vjetra, del me kalë mes qytetit

Në qytetin e Kukësit ashtu si në Tiranë, Durrës dhe qytete të tjera u bllokua qarkullimi i makinave si masë drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke kufizuar lëvizjet në maksimum.

Kjo ka detyruar qytetarët që të ecin në këmbë për të kryer furnizimet, por një kuksian ka gjetur një zgjidhje origjinale.

I hipur mbi kalë, ai është filmuar duke lëvizur i qetë mes për mes qytetit që e ka kapluar qetësia absolute si kurrë më parë nga frika e koronavirusit. Report Tv sjell pamjet nga qyteti i Kukësit mbrëmjen e sotme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme