“Qeveria duhet ta dëgjojë zërin e popullit dhe ta pranojë rritjen e pagës minimale”

Gazetar: Ile Petrevski

– Advertisements –

Kriza shëndetësore dhe ekonomike që po hyn në vitin e tretë të pandemisë ka goditur më së shumti qytetarët e varfër dhe me të ardhura të pakta.

Prandaj, punëdhënësit nuk duhet ta arsyetojnë këtë krizë se nuk janë në mundësi ta rrisin pagën minimale nga 15 në 18 mijë denarë, thotë për Alsat, eksperti ekonomik Branimir Jovanoviq.

Ai thotë se qeveria duhet ta kuptojë se është më e rëndësishme që punëtorët të kenë standard më të mirë sesa t’i kushtojnë vëmendje fitimeve të pronarëve.

YouTube video

“Nuk e di pse presim që biznesmenët, pronarët, përkatësisht Organizata e Punëdhënësve apo Oda Ekonomike të thonë po, duhet të rritet paga minimale dhe të ndihmohen të varfrit. Ata nuk janë zgjedhur për atë post, ata që janë zgjedhur për ta bërë këtë janë përfaqësuesit në Kuvend dhe Qeveri. Ata votohen nga qytetarët dhe duhet të punojnë për qytetarët. Problemi është se ata nuk punojnë për qytetarët por punojnë për biznesmenët”, tha Branimir Jovanoviç Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Për Jovanoviçin është e pakuptueshme që politikanët dhe opozita nuk e justifikojnë idenë e rritjes së pagës minimale. Ky është një nga shembujt e paktë ku qeveria dhe opozita kanë të njëjtin qëndrim, që është një konfirmim se përse asnjë qeveri në 30 vitet e fundit nuk ka arritur ta justifikojë rolin për të cilin ekziston, e ajo është t’i shërbejnë popullit.

“Ata tek të cilët duhet të drejtohet revolta, përkatësisht pakënaqësia në këtë situatë nuk janë biznesmenët por përfaqësuesit e qytetarëve, pra Qeveria dhe Kuvendi. Kritikat duhet të drejtohen ndaj tyre, jo ndaj biznesmenëve”, u shpreh Branimir Jovanoviç Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Në analizën e kryer nga rritjet e mëparshme të pagës minimale, rezulton se nuk ka efekte negative, por përkundrazi, ka efekte pozitive. Të dhënat tregojnë se me rritjen e pagës minimale rritet edhe produktiviteti i punëtorëve dhe rrjedhimisht edhe fitimi i punëdhënësve./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme